Artan Hoxha: Burrat e shtetit të bëjnë gati dorëheqjen, kush humb të hapë krahun

Gazetari Artan Hoxha ka shkruar në një status në rrjetet sociale se sot është dita që burrat e shtetit të bëjnë gati tekstin e dorëheqjes pasi sipas tij ai që humb duhet të hapë krahun.

Hoxha shkruan se në të kundërt nuk e ka fajin populli, na pëlqen apo jo rezultati.

Sot eshte dita per ata, qe na kane thene se jane “burra shteti”, te bejne gati tekstin e doreheqjes dhe ta shpallin publikisht. Kjo histori nuk mund te vazhdoj serish me te njejtat fytyra.

Kush humb, hap krahun dhe i lejon forces se vet politike ringritjen. Ne te kundert, nuk e ka fajin populli, na pelqen ose jo rezultati. Perpara se te dilni te fajsoni popullin, ndaloni nje moment dhe mendoni cfare duhej te kishit bere ndryshe.”, shkruan Artan Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu