Artan Lame bën bilancin: Ja sa prona u rivlerësuan, kush kryeson listën

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka bërë një bilanc të procesit të rivlerësimit të pronave.

Përmes një deklarate për mediat, Lame pohoi se 113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin.

Sipas tij, në këtë proces presin 168.200 pasuri.

“113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin, ndërkohë që në këtë proces presin 168.200 pasuri. Procesi i rivlerësimit është disi i komplikuar. Disa persona u tërhoqën nga procesi pas rivlerësimit. Tirana në vend të parë për rivlerësimin e pasurive, ndërkohë Has është në vend të fundit. Procesi i rivlerësimit shërbeu si shkollë për qytetarët.

Nëpërmjet rivlerësimit, vlera e pronës rritet. Nga rivlerësimi ka përfitime ekonomike për qytetarët. Ndërkohë, 398 qytetarë nuk arritën të përfitojnë nga rivlerësimi”, tha Lame.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu