Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Arti shqiptar është në zi! Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima. Aktorja shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 15:00.

Mësohet se prej 2 vitesh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959

Aktorja e njohur do mbahet mend për rolet e saj të spikatura në filmat:

-Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

-Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

-Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

-Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

-Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

-Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

-Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

-Flutura në kabinën time (1988)…Keti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu