As Parisi as Amsterdami, ja cilat janë dy qytetet më të preferuara të turistëve mes tyre edhe Tirana

Gazeta britanike “Standard” ka publikuar një artikull mbi qytetet më të lira për të pushuar në Europë, mes të cilave renditet edhe Tirana.

Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, artikulli identifikon 10 qytete europiane, që sipas tyre, po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.

Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana pason vendin e dytë në këtë renditje, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Europë.

Lista vijon me Katovicën në Poloni, Kosice në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalja në Turqi, dhe Bari në Itali.

Ndërsa, tre vendet e tjera që përmbyllin listën, janë: Moska në Rusi, Lisbona në Portugali dhe Alkmaar në Holandë.

Sipas të dhënave të këtij raporti, Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund.

Lista me 10 qytetet më të preferuara dhe çmimet për dy persona për një fundjavë:

1. Lviv, Ukrainë – £137.42

2. Tiranë, Shqipëri – £153.43

3. Katovicë, Poloni – £191.72

4. Kosice, Sllovaki – £195.52

5. Kaunas, Lituani – £236.79

6. Antalja, Turqi – £245.57

7. Bari, Itali – £294.38

8. Moskë, Rusi – £336.26

9. Lisbonë, Portugali – £378.12

10. Alkmaar, Holandë – £409.69

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu