Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, sulmuesi spanjoll ka dy oferta para vetës

Marco Asensio ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, të qëndroj te Real Madridi apo të largohet. Sulmuesi spanjoll ka pasur një edicion të suksesshëm me Realin, por pa arritur të bëj një vend në formacionin bazë.

26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me madrilenët, por ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj atë.

Megjithatë e ardhmja e tij mund të jetë larg kryeqytetit spanjoll, pasi Asensio tanimë ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë.

Gjiganti anglez Arsenal dhe ai italian AC Milan janë duke tentuar afrimin e lojtarit.

Carlo Ancelotti i ka bërë të qartë lojtarit se Rodrygo është para tij në listë dhe se Asensio duhet të vendos nëse do të mbetet në Santiago Bernabeu apo do të largohet.

Real Madridi është gati ta lejoj largimin e sulmuesit nëse vije oferta prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu