ASH kundërshton rritjen e akcizës për derivatet e naftës

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për media ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për rritje të akcizës së derivateve të naftës duke e cilsuar si të gabuar sepse sipas prof. Elmi Azirit kjo masë godet direkt ekonominë familjare që në një kohë krize është kontraproduktive.

Udhëheqësi i Departamentit për Ekonomi pranë Aleancës për Shqiptarët Prof. Elmi Aziri theksoi se rritja e akciza të naftës nuk është masa e duhur për arsye se në mënyrë të drejtpërdrejt e godet standardin e qytetarëve dhe në një far forme ndikon në kapacitetin e tyre financiar.

Kjo nuk është rritja e parë prej 3 denarëve nga po kjo qeveri, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se burimet e financimit të masave të cilat i propozon qeveria nuk do të duhej të kërkohen te qytetarët por, do duhej t’i shfrytëzohen institucionet financiare ndërkombëtare me kalkulime të sakta në mënyrë që ta furnizojmë ekonominë me të gjitha mjetet e nevojshme në mënyrë që t’i kthehet realitetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu