ASH: Në Dibër ka funksionuar “treni bullgar”, vendvotimi 0536 një fletë më pak

E ashtuquajtura metoda e “trenit bullgar” që shërben për manipulimin e zgjedhjeve, sipas të gjitha gjasave, ka funksionuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas kësaj partie, në KSHZ është konstatuar se në njësinë zgjedhore nr. 0536 mungon një fletëvotimi. Mungesa e një flete paraqet një sinjal të fortë se aty ka ndodhur një “tren bullgar”, theksojnë nga ASH-ja.

Në mbledhjen e sotme të KSHZ-së, me kërkesë të anëtarit të deleguar nga partia jonë u hap materiali zgjedhor dhe në vendvotimin 0563 u konstatua se mungon një fletë votimi. Kjo dëshmon se në rrethin e dytë në Dibër, BDI ka përdorur “trenin bullgar” për t’a deformuar vullnetin e dibranëve. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet ligjore derisa ta kthej Dibrën aty ku vendosën dy herë paraprakisht qytetarët e Dibrës”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Më tej, nga ASH-ja njoftojnë se përveç kësaj në formularin 16 janë bërë korrigjime të rezultatit, ndërsa formulari 20 që tregon se përse janë bërë përmirësimet. “Situatë e ngjashme është paraqitur edhe në të paktën katër vendvotime të tjera. Edhe më skandaloz është fakti se KSHZ me mbivotim ka refuzuar deri më tani tre ankesa të Aleancës për Shqiptarët edhe përkundër gjetjeve të parregullsive të rënda”, njoftojnë nga ASH-ja.

“Treni bullgar” quhet metoda kur në zgjedhje vidhet një fletëvotimi, i dorëzohet një votuesi e rrethuar me numrin e caktuar dhe ai e hedh atë në kuti, ndërsa fletën që e ka marrë gjatë votimit, e nxjerr jashtë dhe e dorëzon dikujt tjetër. Votuesit tjetër i jepet fleta, përsëri me numër të rrethuar dhe vazhdon me të njejtën metodë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu