ASH pjesë e qeverisë? Arben Taravari: Nëse ka ofertë, e shqyrtojmë!

Ekzekutivi ka mundësi të zgjerohet. Pjesë e tij mund të bëhet edhe një subjekt politik opozitar, kësaj here ASH. Kryetari i ri i kësaj partie, Arben Taravari, thotë se nëse do të kishte pasur një ofertë të tillë, do ta shqyrtojnë. Ai e dha këtë përgjigje pas pyetjes nga televizoni Globi nëse do të kushtëzonin mbështetjen për ndryshimet kushtetuese që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë. Shtoi se një gjë e tillë nuk është diskutuar në parti.

“Nuk kemi biesduar për diçka të tillë, ne jemi fokusuar tash në riorganizimin e partisë. Më shumë jemi në terren duke biseduar, duke dëgjuar aktivistët dhe ato të cilët janë simpatizues të ASH-së. Temën për kushtëzime nuk e kemi biseduar për të hy apo për të dalë, ne nuk kemi qenë në qeveri, as që e kemi menduar. Por, do shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë të atillë, por tash për tash nuk ka gjë të tillë”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu