ASH thumbon keq BDI-në: Uroj që kandidatin për president ta keni shqiptar

Aleanca për Shqiptarët ka komentuar vendimin e sontëm të BDI-së për të garuar me kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale.

“Përshëndesim vendimin unanim të BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale. Urojme që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar.
Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idene e tyre te rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfiden që Kryetari i ASH-së z.Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu perballur me Ju”, thekson Aleanca për Shqiptarët.

Nga deklarata e kësaj partie më tej thuhet se “Meqë është pranuar kjo sfidë, urojnë që të pranohet edhe tjetra për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu