ASH tregon si diskriminohen shqiptarët në Kumanovë: Nga 233 të punësuar në N.K “Ujësjellësi” vetëm 28 shqiptarë (VIDEO)

Këshilltari i ASH-së në Komunën e Kumanovës, Osama Muadini, ka denoncuar se si diskriminohen shqiptarët në ndërmarrjen komunale “Ujësjellësi” në Kumanovë. Muadini pohimet e tij I shoqëron edhe me dokumente.

“Ndërmarja Ujësjllësi-Kumanovë momentalisht nga numri i përgjithshëm i të punësarve 233, vetëm 28 janë shqiptarë apo 12%.

Në Planin vjetorë 2019 për punësime të reja parashihet punësimi i 11 shqiptarëve në këtë ndërmarje, me çka numri do të shkonte në 39 të punësuar shqiptarë apo 14,8%.

“Kjo bëhet në bazë të ashtuquajturit Balancer, i cili përcakton numrin e punësimeve sipas përqindjes së etniteteve nga Regjistrimi i vitit 2002. Sipas kësaj shihet qartë që shqiptarët edhe pse si popullatë në Komunën e Kumanovës janë 25,87% përfaqsimi i tyre në këtë institucion publik (njëjtë është edhe në institucionet tjera duke dilluar nga administrata komunale, bile edhe më keq), le për të dëshiruar… I gjithë ky mos përfaqsim adekuat apo mos arritja e përfasimit të drejtë vjen si rezultat i Metodologjisë së sjellur nga Regjimi i kaluar VMRO-BDI me në krye Musa Xhaferin, me çka arritja e përfaqsimit sipas Balancer nuk do të ndodhë kurrë, sipas përqindjeve që kanë shqiptarët në këtë shtet”, theksoi Muadini.

Sipas tij, më e keqja është se tani Regjimi i ri LSDM-BDI + Të Tjerët, dëshirojnë që në Rejistrimin e ardhshëm mos të figuroje grafa e etnitetit, me qëllim që të hiqen edhe këto përqindje dhe të fshihet përfaqsimi i shqiptarëve në institucionet e vendit.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu