Askush si Lionel Messi, “Pleshti” vendos rekord në Champions me golin ndaj Benfica-s

Askush si Lionel Messi. Argjentinasi është “ringjallur” në sezonin e dytë te PSG, teksa paraqitjet e tij në Ligue 1 dhe Champions League kanë qenë të një niveli të lartë.

Argjentinasi padiksutim është kthyer tashmë në një lojtar kyç për parizienët, duke ndihmuar skuadrën me gola e asiste, por në të njëjtën kohë edhe të vendosë rekorde personale.

Me supergolin e shënuar ndaj Benficas mbrëmjen e djeshme në Champions League, “Pleshti” e ka çuar në 40 numrin e skuadrave të cilave u ka shënuar në këtë kompeticion.

Ish-sulmuesi i Barçës ëhstë lojtari i vetëm që ka arritur ta bëjë diçka të tillë, një rekord i ri për “pleshtin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu