Asllani pas golit të parë me Shqipërinë: Ëndërr e bërë realitet, do të doja të luaja gjithmonë

Të shënosh një gol me kombëtaren është një emocion i bukur, një ëndërr që kam pasur që fëmijë. Autori i rezultatit përfundimtar 2-0 për Shqipërinë ndaj Armenisë, Kristjan Asllani ka folur në mikrofonat e SuperSport për emocionin e tij për golin e parë për kombëtaren kuq e zi.

Sot, më e rëndësishmja është fitorja. Për të bërë shumë njerëz të lumtur unë gjithmonë dua të luaj, pastaj trajneri bën zgjedhjet e tij.

Ish-lojtari i Empolit dha edhe një asist për epërsinë e Skukës: “Më pëlqejnë shumë ato pasime, jam shumë i lumtur edhe për të’– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu