Astronomët konfirmojnë shpërthimin më të madh ndonjëherë të një supernove

Shpërthimi më i madh ndonjëherë i një ylli të ri (supernova) u regjistrua para pak kohësh dhe ai ishte 10 herë më i fuqishëm se një supernova normale si edhe rreth 500 herë më e ndritshëm, thanë shkencëtarët britanikë dhe amerikanë në një studim të botuar dje.

Astronomët nga Universiteti i Birminghamit në Britaninë e Madhe dhe qendra ”Harvard-Smithsonian” për Astrofizikën në SHBA e përshkruan zbulimin e tyre, të quajtur ”SN2016aps”, si një supernova jashtëzakonisht energjike nga një yll shumë masiv.

”Përmasa dhe shkëlqimi i tij ishte spektakolar”, tha bashkautori Edo Berger.

Supernovat e tilla lëshojnë vetëm 1% të energjisë së tyre në dritë të dukshme, por ”SN2016aps” lëshon një proporcion shumë më të madh.

”SN2016aps” vlerësohet se përmban energjinë ekuivalente me një rekord 200 trilionë trilionë gigatonë TNT.

Për shkak të sasisë jashtëzakonisht të lartë të hidrogjenit, astronomët besojnë se supernova u krijua fillimisht nga bashkimi i dy diejve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu