Atë që nuk arriti ta bëj BDI për më shumë se 16 vite qeverisje, si duket ia del LR-PDSH-ja e Selës për më pak se 100 ditë, nëpërmjet ministrit Taravari që drejton ministrinë e Shëndetësisë.
Ende pa ardhur në rend dite ligji për gjuhët, ku pritet që të ketë avansim të theksuar të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dalëngadalë ka filluar përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të barabartë në gjitha institucionet e rëndësishme të shtetit.
Ditëve të fundit në institucionet që drejtohen nga kuadrot Selës, gjegjësisht në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Spitalin shtetërorë “Nëna Terezë” tanimë kanë filluar qartazi të vërehen ndryshime ,ku një pjesë e këtyre institucione kanë filluar të “frymojnë” dhe të flasin edhe shqip.
Ditë më parë web faqja e Ministrisë së shëndetësisë edhe pse dikur e drejtuar nga zv Kryeministri i sotshëm i BDI-së Bujar Osmani nuk kishte arritur që edhe një shkronjë të ndryshojë në të mirë të shqiptarëve, si në web faqen e këtij dikasteri , ashtu edhe në institucionet tjera që drejtoheshin nga kuadrot e kësaj partie, sot ka filluar të ketë një pamje krejt ndryshe.
Ashtu edhe siç paralajmëroi Ministri Taravari se në institucionet shëndetësore nuk do të anashkalohet më gjuha shqipe, dhe kjo shihet nga fakti që web faqja e kësaj ministrie nuk duket si në kohën e Bujar Osmanit të BDI-së, e Todorovit të VMRO-së ,por nga pamjet e mëposhtme shihet ndryshimi.
Poashtu dhe ndryshimi që u vërejt sot në spitalin shtetëror tregon për përkushtimin e ministrit Taravari se ai vazhdon ti mbaj premtimet e para një muaji, ku ndër të tjera tha se nuk dotë lejojë që të anashkalohet përdorimi i barabartë edhe i gjuhës shqipe.
Në Spitalin shtetëror të Shkupit, sot janë vendosur tabelat informuese në tre gjuhë , në atë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze që sigurisht do të jetë një lehtësim për qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet e spitalit Nëna Terezë, për tu gjindur më lehtë nnë kompleksin e këtij spitali.
Ndryshe, ligji për gjuhët ka kaluar në seancë qeveritare, dhe është paraparë që me 13 shtator të jetë para deputetëve ,kur edhe pritet të miratohet në kuvend./fol