Atentati ndaj Artan Santos, gazetari tregon se autorët janë ekzekutuar

Atentati ndaj shqiptarit në Amerikën Latine është komentuar sërish nga gazetari Artan Hoxha.

Ai ka treguar disa detaje në lidhje me ngjarjen në Ekuador.

Sipas tij ngjarja e fundit ku u plagos një shqiptar ka lidhje me vrasjen që ka ndodhur në maj të këtij viti, ku humbi jetën një tjetër shqiptar. Ai tha se atentatet janë bërë në mënyrë identike.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për hetimet lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo tre vjet më parë, Hoxha thotë se s’ka asgjë të re në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas tij vrasësit e Santos janë ekzekutuar.

“Autorët e asaj ngjarje janë ekzektuar. Të paktën në dijeninë time ata janë persona që janë ekzekutuar”, është shprehur Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu