Atletico Madrid vazhdon me rinovimet, pas Oblak radhën e ka Lemar

Atletico Madrid po vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri me synimin për të konkuruar në La Liga për titullin kampion si dhe për të tentuar edhe fitimin e Champions League.

Drejtuesit kanë vendosur që një vëmendje të veçantë t’ia kushtojnë rinovimeve të kontratave më lojtarë të rëndësishëm që trajneri Diego Simeone i shikon pjesë të projektit për sezonin e ri.

Pas marrëveshjes me portierin Jan Oblak për rinovimin e kontratës, tashmë është radha e Thomas Lemar i cili ka zgjatur kontratën deri në vitin 2027 me “Los Colcholoneros”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu