Austria do ta rrënojë shtëpinë ku u lind Adolf Hitleri

Shtëpia ku u lind Adol Hitleri do të shembet dhe do të zëvendësohet me një ndërtesë të re, e cila nuk do të ketë të bëjë asgjë me diktatorin nazist, ka njoftuar sot qeveria e Austrisë.
Qeveria austriake ka për qëllim që të shkatërrojë këtë shtëpi me qëllim që të zhduk trashëgimin neo-naziste, e cila shpesh përdoret për pelegrinazh, njofton AP.

Plani për shkatërrimin e shtëpisë së Hitlerit tash duhet të votohet në Parlament. Por Ministria e Brendshme, ka thënë se shkatërrimi i këtij objekti është rekomanduar nga një komision i përcaktuar nga qeveria, transmeton REL.

Partitë në pushtet por edhe ato në opozitë pritet që ta mbështesin këtë plan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu