Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e rënies së autobusit të pasagjerëve në një park në lagjen Sorgun të Yozgat. Autobusi që udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, doli jashtë kontrollit në afërsi të kryqëzimit Mukremin të autostradës Sivas-Yozgat.
Mësohet se gjendja e një prej 19 të plagosurve që u dërguan në një spital është e rëndë, raporton euronews.
Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin e trafikut në Yozgat.
“Ne u përcollëm ngushëllimet tona familjeve të Muhammet Arslanit, djalit të kryetarit të provincës së Bartinit të AK Partisë, Yaşar Arslan, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në lagjen Devrek të Zonguldak. I uroj mëshirën e Zotit për vëllain tonë të ndjerë dhe durim familjes së tij”, ka shkruar ai në Twitter.