Autoritetet me standarde të dyfishta në rajonet e përmbytura

Edhe pse e diel, ditë vikendi, në Stajkovcë pothuajse është angazhuar një makineri e tërë për të shtruar rrugët me asfalt të cilat u shkatërruan gjatë përmbytjeve të 6 gushtit. Shumë punëtor të Ndërmarrjes së rrugëve edhe sot ishin të angazhuar në punë e ndërkohë që fotografia e njëjtë nuk paraqitet edhe në Hasanbeg, shkruan Alsat-M.

Përveç makinave private, në Hasanbeg nuk vërehet as edhe një mjet tjetër pune. Shumë rrugë kanë mbetur të shkatërruara dhe të paasfaltuara. Të njëjtat kanë mbetur nën mëshirën e autoriteteve të cilat sipas ankesave të banorëve të Hasabegut, punimet ndërtimore nuk realizohen në mënyrë të barabartë mes vendbanimeve të vërshuar.

Ndryshe nga kjo kreu i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski thekson se banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit rrugët e reja do t’i fitojnë pasi të kalojnë procedurat e tenderimit që mund të zgjasin edhe 2 muaj.

Trajanovski gjithashtu premtoi se ditët në vijim duhet të fillojë edhe rindërtimi i rrugës Alija Avdoviq e cila është edhe një nga rrugët më të rëndësishme në Hasanbeg, ndërsa është arteria kryesore për fshatrat tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu