Autostradat gjermane të sigurta edhe pse nuk kanë limit shpejtësie: Mund të vozitni në to deri sa të ketë fuqi vetura juaj (FOTO)

Gjermania është shteti i vetëm europian që në disa pjesë të vendit nuk e ka të limituar shpejtësinë e vozitjes me veturë.

Kufijtë e përgjithshëm të shpejtësisë në Gjermani përcaktohen nga qeveria federale, të cilat janë të ndara në dy kufij të paracaktuar.

Brenda zonave të ndërtuara shpejtësia e lejuar është 50 km/h. ndërsa jashtë zonave të ndërtuara është 100 km/h.
Ndërsa shpejtësia në autostrada është shumë famshme pasi që në disa pjesë të autostradave të Gjermanisë nuk ka limit të shpejtësisë.

Disa prej autostradave gjermane kanë të vendosur kufirin e shpejtësisë i cili është 130 km/h, mirëpo disa prej tyre nuk kanë kufi, as për makina, mirëpo as për motoçikleta.

Pra nëse keni veturë të mirë dhe të shpejtë, ju mund të prekni shpejtësinë maksimale të saj duke mos u gjobitur fare nga policia, vetëm se në rast një aksidenti sigurimi i veturës nuk ju kompenson për dëmet.

Autostradat në Gjermani janë më të sigurtat për sa i përket aksidenteve dhe numri i viktimave është më i vogël krahasuar me aksidentet që ndodhin në zonat urbane dhe rurale.

Sipas disa statistikave të ‘Bundesanstalt für Straßenëesen (BASt) Federal Highëay Research Institute’ bëhet e ditur se në vitin 2017 në Gjermani kishin ndodhur 2.643.098 aksidente, ku 207.562 aksidente kishin ndodhur në zona urbane, 74.166 në zona rurale, 23.690 në rrugë nacionale, ndërsa në autostrada kishin ndodhur 20.928 numër më i vogël krahasuar me rrugët tjerat në të cilat kanë ndodhur aksidentet.

Edhe pse shpejtësia nuk është e limituar, viktima ka më pak në autostradat gjermane, sesa në rrugë urbane, rurale apo edhe në ato nacionale.

Në vitin 2017, 409 persona kishin humbur jetën në aksidente në autostrada në Gjermani, ndërsa në zona urbane 976, në zona rurale 1.795.

Këto statistika tregojnë që autostradat në Gjermani janë më të sigurta sesa rrugët tjera./gazetametro

FOTO:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu