Avionët turq në kufi me Armeninë, luftë e ashpër në rajon

Prej 48 orëve vijojnë përplasjet mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe Armenisë në zonën malore të Nagorno Karabakh-ut duke lënë dhjetra të vrarë nga të dyja palët.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit theksoi se u detyrua të përgjigjej përmes një kundërsulmi ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga ushtria armene në kufi, ndërsa këta të fundit theksojnë se ushtria azere ka vrarë edhe civilë në ofensivën e tyre, shkruan abcnews.al.

Burime zyrtare nga Azerbajxhani flasin për dhjetra tanke të shkatërruara dhe rreth 500 ushtarë armënë të vrarë apo plagosur gjatë luftimeve, ndërsa autoritetet armene kanë konfirmuar vetëm 35 humbje.

Armenia ka akuzuar Turqinë se ka dorë në ndezjen e konfliktit të ngrirë prej 30 vitesh në Kaukaz duke furnizuar me armë Azerbajxhanin.

Mediat turke raportojnë ndërkohë se prej disa ditësh, avionët spiunë të Turqisë janë duke fluturuar më kufi me Armeninë për të patur në kontroll zhvillimet në rajon.

Pse përplaset Armenia dhe Azejabajxhani?

I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Nagorno Karabakh u shkëput në vitet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.

Faktet kryesore për rajonin:

Një rajon malor me rreth 4,400 km katrore.

Banuar tradicionalisht nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë.

Në periudhën sovjetike, u bë një rajon autonom brenda republikës së Azerbajxhanit.

Njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene etnike.

Rreth një milion njerëz të zhvendosur nga lufta e viteve 1990, dhe rreth 30,000 të vrarë.

Forcat separatiste kapën disa territore shtesë rreth enklavës në Azerbajxhan në luftën e viteve 1990.

Rusia tradicionalisht është parë si një aleate e armenëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu