Avokati Altin Goxhaj ka reaguar lidhur me dorëheqjen e dy ditëve më parë të Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.
I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, Goxhaj tha se kundër Haradinajt është kryer një komplot nga kryegjyqtarja që e ka thirrur në Hagë, të cilën e konsideroi si njëri të Sorosit.
Goxhaj thotë:
“Është thirrur në Hagë nga kryegjyqtarja që i shkon për shtat emri, Trëndafilja, një person I Sorosit që ka punuar në KGB-në ruse në kohën e Bashkimit sovjetik dhe një person që njihet për shërbimin që i ka bërë sistemit komunist. Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989,Ekaterina Trendafilova e specializuar në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros! Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar “armiqtë” e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte “specializimet” në Moskë apo m saktë në KGB!!! Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke “e rehabilituar” duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me vetë zyrën e George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!”
Gjithashtu avokati i njohur foli edhe për personat që po tentojnë t’i zënë vendin Haradinajt, dhe se çfarë duhet të bëjë ky i fundit.
Ai tha:
“Haradinaj duhet të godasë Sorosin dhe nëse e bën këtë gjë do të kthehet në çështje e lajmeve botërore, ai e di shumë mirë që aty është gatuar burgu i tij, nuk po shkon vetëm për një intervistë. Pse u zhduk lajmi për arrestimin e vëllait të Haradinajt nga faqja e Lulzim Bashës. Kemi të bëjmë me një reaksion të madh. Haradinaj po gjykohet nga prokurorja e Sorosit dhe në atë karrigë ku qëndronte deri dje ai, do të ulet dikush që do të bëjë marrëveshje për copëtimin e Kosovës, dhe kjo po gatuhet brenda Shqipërisë.”
Goxhaj ka një thirrje për Haradinajn, duke i sugjeruar veprimin që duhet të ndërmarrë para se të paraqitet në Gjykatën e Hagës.
Në apelin që i bën Haradinajt, avokati u shpreh:
“I bëj thirrje para se të niset në Hagë të takojë politikanët patriot dhe të ndershëm në Kosovë dhe t’ju thotë bëjmë një koalicion së bashku të gjithë, bashkë me zonjën Edita Tahiri, një zonjë e jashtëzakonshme me njohje ndërkombëtare dhe të bëhet një kryetare politike dhe do të jenë në gjendje të luftojnë dhe zhdukin impaktin e Sorosit dhe të marrin 60% të votave në Kosovë”.










