‘Avokatin e BDI-së’ Naser Ziberi e votoi edhe Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami

Lëvizja Besa ka bërë bllefin radhës skandaloz, duke akuzuar Avokatin e Popullit, Naser Ziberin, të cilin ata e kishin votuar për tu zgjedhur në këtë post dersa ishin pjesë e koalicionit “Mundemi”, te drejtuar nga LSDM.

Ziberi u zgjodh fiks me 61 votë, në kohën kur shumica ishte e brishtë, ndërsa votat e Besës kanë qenë vendimtare. Nëse vetëm një deputet i Besës nuk do të votonte, Ziberi nuk do të mund të zgjidhej Avokat i Popullit. Në atë kohë, Lëvizjes Besa nuk i kishte penguar fakti që Naser Ziberi i kishte prirë fushatës së BDI-së nën moton për “Kryeministër shqiptar”, e as fakti se i mashtruan shqiptarët dhe Ziberi nuk u bë kryeministër. Gati dy vite më vonë Lëvizja Besa akuzon Naser Ziberin se i shërben BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu