Azerbajxhani dhe Armenia refuzojnë bisedimet ndërsa zona e konfliktit po zgjerohet

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri tjetrin të martën se kanë hapur zjarr në territoret e tyre të drejtpërdrejta dhe kanë refuzuar presionin për të mbajtur bisedime paqësore rreth enklavës së Nagorno-Karabhak që po kërcënon të shndërrohet në luftë hapur,.

Të dy shtetet kanë raportuar për sulme nga kufiri i tyre i përbashkët, larg në perëndim nga rajoni i kontestuar Nagorno-Karabhak rreth të cilit luftime të ashpra kanë nisur mes azerbajxhanasve dhe armenëve etnike të dielën e javës së kaluar.

Incidentet janë sinjal për përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit përkundër thirrjeve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerëve që të ndalen. Konflikti ka nxitur përsëri shqetësimet rreth stabilitetit të rajonit në Kaukazin e Jugut, korridor ky i kalimit të gazit dhe naftës në tregjet botërore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka refuzuar pa hezitim mundësinë e bisedimeve për televizionin rus. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i tha kanalit të njejtë se ato nuk mund të mbahen derisa po luftimet vazhdojnë.

Nagorno-Karabhak është rajon i shkëputur që zyrtarisht gjendet në Azerbajxhan që udhëhiqet nga armenë etnik dhe mbështetet nga Armenia, por nuk pranohet nga asnjë shtet në botë. Ata u shkëputën nga Azerbajxhani me luftë në vitin 1990.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu