Aziri për A2CNN: ASH po e bën dallimin edhe në Qeverisje

Nënkryetari dhe deputeti i ASH-së, Elmi Aziri deklaroi për A2CNN se pavarësisht debave politike, fokusi kryesor i ASH-së si pjesë e Qeverisë, por edhe të gjitha energjitë janë të orientuara për të realizuar ndryshimet kushtetuese.

“Të gjitha forcat dhe energjitë tona janë të orientuara në drejtim të realizimit të ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht për fillimin e negociatave me BE. Duhet të jemi të përkushtuar në maksimum në këtë proces. Nuk mendoj se duhet të fokusohemi në debate të përditshmërisë politike. ASH e bën dallimin dhe ka vlerësimet e saj sa i përket proceseve dhe situatave të caktuara në vend. Ne kemi qenë me argumente shumë të forta për të gjitha dukuritë devijante, por edhe për çështjet që janë në interes të veçantë për qytetarët”, theksoi Aziri.

Sipas tij, ASH u bë pjesë e Qeverisë me të vetmin qëllim që ti jap shans ndryshimeve kushtetuese, dhe të krijoj stabilitet institucional që BE të gjejnë partnerin serioz dhe stabil për të realizuar objektivat dhe të kapet hap në procesin eurointegrues.

“Jemi koshent se ASH u fut në qeverisje në vitin kur ishin të miratuara buxheti dhe programi i qeverisë, megjithatë qytetarët e shohin se përfaqësuesit eASH në Qeveri po dijnë ta bëjnë dallimin. Mund të them me përgjegjësi të plotë se tre ministrat që janë në Qeveri nga ASH kanë realizuar pjesën dërmuese të objektivave të tyre sa i takon këtij viti. Absolutisht nuk janë indiferent pavarësisht se jemi futur në Qeveri në vitin e fundit, dhe kushdo që dëshiron ta sheh dallimin, mund ta shoh dallimin”, theksoi nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri.

Sipas tij, ASH është e gatshme që në çdo kohë të dal në zgjedhje, kurdo që të mbahen ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu