Azizi: Ligj për “branitellat” nuk kalon, pa u miratuar ligji për UÇK-në

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi është zotuar se derisa ky koalicion është pjesë e shumicës, asnjëherë nuk do të mund të kalojë ligji I LSDM-së për “branitellat”, pa u rregulluar në mënyrë ligjore edhe statusi i UÇK-së.

“ Derisa ne jemi aty, ky ligj ose do të shkojë në pako bashkë me zgjidhjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ose nuk ka asnjë shansë për të kaluar. Është vetëm një mundësi për të kaluar, nëse BDI ka future në skenarë edhe Ilire Dautin që e ka plotësisht mundësinë për ta ndaluar këtë ligj në komision. Në rast e ka future në skemë atëherë do të kalojë në komision dhe do të vazhdojë procedimi. Por, ky ligj asnjëherë nuk do të kalojë”, tha Azizi për gazetën LAJM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu