“Babai” i Forcave Speciale reagon pas arratisjes së komandove: Dezertorë, kthehuni!

Edhe Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar pas lajmit të postuar pasditen e sotme nga Albeu.com për 4 efektivët ushtarake, që kanë qenë duke u trajnuar në Londër, por që nuk janë kthyer në bazë.

Ai i ka ftuar të katër ushtarakët që të kthehen në atdhe.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kolege!

Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.

Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.

Te dashur kolege!

Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….

Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.

Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu