‘Babi kam frikë’, përlot me mesazhin e tij efektivi i RENEA-s: Më fal biri im që s’mund të jem aty

Efektivi i repartit të RENEA-s, i njohur si Xen Alushi ka shpërndarë një video në rrjete sociale, që ka prekur dhe përlotur të gjithë shqiptarët si dhe ka bërë xhiron e rrjetit.

Në video, efektivi ka rrëfyer historinë e tij, i cili nuk ndodhet pranë familjes në këto momente të vështira pas rënies së tërmetit të fuqishëm, por është në krye të detyrës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Ai shkruan se asnjëherë s’mundi të jetë me familjen kur ato kanë nevojë për të, e ndër rreshta rrëfen sesi e përjetoi djali këtë moment të vështirë.

Xen Alushi shkruan se i biri ishte trembur nga tërmeti dhe i bën thirrje babait të tij të kthehet, pasi ka frikë.

‘Babi kam frikë, hajde te shtëpia, ka fantazma në shtëpi…’

Ndërkohë, efektivi shkruan krah videos:

Jam munduar gjithmonë që familjes dhe fëmijëve të mi tju mësoj si ta mposhtin frikën, por kisha harruar të mësoj veten se si të mos kem frikë për ta, në momente të vështira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu