Bajrami : Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjarë

Zëvendës-kryeprokurori Xhelal Bajrami ka demantuar zërat se personin e dyshuar për zjarrëvënie në veturën e tij dhe veturave të tjera e ka familjarë. Bajrami i tha TV21 se të njëjtin nuk e ka familjarë dhe siç shtoi nuk e ka takuar asnjëherë.

“NUK ËSHTË E VËRTETË se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjar dhe se të njëjtin asnjëherë të vetme nuk e kam takuar në jetë, sidoqoftë le tu mbetet në nderin e atyre që kaq lehtë shpifin dhe rrejnë paturpësisht në këso fatkeqësi, (e kam fjalën për partitë politike)”, tha zëvendës-kryeprokurori Xhelal Bajrami për TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu