Bale në hall: Pse fishkëllehem në korr në “Santiago Bernabeu”?

Uellsiani i Realit Gareth Bale është nën sulm nga tifozët madrilenë, ku veçohen fishkëllimat në korr. Ai arriti në Spanjë nga radhët e Tottenham shtatë vjet më pare, si një përforcim i madh, por duket se ai kurrë nuk arriti të justifikojë paratë e investuara.

Problemet e tij filluan dy vjet më parë kur tifozët në Bernabeu nisën ta fishkëllejnë nga loja në lojë, dhe përveç paraqitjes së dobët në fushë, uellsiani u mor edhe me ta përmes rrjeteve sociale. Bale më pas e gjeti veten në mëshirën e trajnerit Zinedine Zidane, i cili e transferoi atë në pankinë.

Edhe pse ai luan gjithnjë e më pak, tifozët fishkëllejnë ndaj tij dhe ndarja imponohet si një zgjidhje logjike. Por Bale duket se nuk pranon të largohet nga Madridi, pavarësisht këtij presioni çnderues. Ai thotë se nuk e ka të qartë se pse tifozët madrilenë po sillen kështu me të.

Ndodh që 80,000 njerëz më fishkëllijnë në stadium sepse nuk luaj mire….Me siguri gjëra të tilla nuk mund të ndihmojnë vetëbesimin tënd. Unë nuk e kuptoj, pse e bëjnë tifozët këtë. Ata vazhdojnë të më fishkëllijnë dhe unë ndjehem më keq nga loja në lojë. Eshtë gjithçka e pakuptueshme për mua”, tha Bale. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu