Balla: Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit Bullgari-Maqedoni e Veriut

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit mes dy shteteve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla tha se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga procesi me Maqedoninë e Veriut nëse në muajin Qershor nuk mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Në Qershor ne do të kemi më shumë diskutime për këtë çështje sepse presim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Franca po bën gjithë përgatitjet që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë fare në debatin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shqipëria nuk ka pse të merret peng. Shqipëria ka të drejtën ku pas 4 vitesh që në këtë rrugë mos merret peng nga një debat mes dy vendeve të tjera”.

Lidhur me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse në Qershor nuk hapen negociatat për anëtarësim në BE, opozita bëri kërkesë që sot në Parlament të mbahet mocion me debat.

Por Taulant Balla tha se nuk do ta votojnë mocionin me debat për këtë çështje.

Ju përshëndes që keni hequr nga dokumente ku përfshihet non grata. Ky është hap i madh dhe keni kuptuar që mos sillni më kërkesa më firmën e non gratës. Nuk do miratohet kërkesa nga ana jonë sepse më vjen keq që s’keni kuptuar asgjë. E dyta, nëse doni instrument parlamentar për t’u sqaruar keni mundësitë të përdorni instrumentin e interpelancë, por mocion me debat për këtë çështje se Shqipëria në Qershor nëse nuk do mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kjo është një çështje që unë mendoj se është në të drejtën tonë. Ne kemi zhvilluar edhe një proces shumë të gjerë konsultimi me publikun. Shqipëria nuk ka plan B, ka vetëm plan A. Plan B keni vetëm ju që anti-amerikanizmin e keni kthyer në doktrinë”, deklaroi Taulant Balla.

Pas fjalës së kreut të grupit të PS, kërkesa e opozitës për mocion me debat u hodh poshtë me votat e mazhorancës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu