“Ballkani i Hapur”, Kurti: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore, nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 ka folur edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Kurti para të pranishmëve theksoi se Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore.

Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar, por nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore… Ne jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit 2.0 tashmë, me një nisje të freskët nga kancelari Scholz…”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se nuk i beson atij grupit politikanësh që sh që besojnë të vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 tha se qytetarët e Kosovës më shumë ofendohen pasi Serbia nuk pranon krimet e kryera në Kosovë sesa që nuk e njeh shtetin e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu