Balotazhi: Maqedonia përball Ukrainës, Kosova do të sfidojë Poloninë

Kombëtaret e Maqedonisë dhe Kosovës në hendboll, në konkurencën e femrave, mësuan kundërshtarët e balotazhit të fazës së dytë të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023.

Maqedonia do të përballet me kombëtaren e Ukrainës, për një biletë të Botërorit të vitit 2023, ndërsa Kosova do të sfidojë hendbollistet e Polonisë.

Sfidat e balotazhit do të zhvillohen më 7 dhe 10 prill të vtit 2023, ndërsa fituesin e 10 dysheve të balotazhit, do të kualfikohen në Botëroron e vitit të ardhshëm, të cilin e organizojnë Danimarka dhe Norvegjia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu