Banka Botërore: Mos pritni rritje ekonomike me korrupsion

Pa një zgjidhje për shkallën e lartë të korrupsionit, nuk ka kushte për rritje të qëndrueshme ekonomike, ky është një nga konstatimet e Bankës Botërore në analizën e parametrave ekonomikë të vendit. Potencial për rritje ekonomike ka, por duhet të punohet në mënyrë më efikase në reduktimin e papunësisë, të investohet në faktorin njeri dhe të përmirësohet konkurrenca e kompanive të sektorit privat. Analiza e bankës thotë se vetëm 5% e kompanive në vend janë të orientuara nga eksporti dhe kjo është larg mesatares së vendeve të rajonit. Banka Botërore konfirmon se për një periudhë më të gjatë biznesi është peng i zhvillimeve politike në vend.

Raporti përmban të dhëna për paqëndrueshmërinë politike, për besimin e ulët në institucionet publike, korrupsionin dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në besimin e qytetarëve.” – theksoi Marko Montovaneli – Banka Botërore.

Ndryshimet prioritare që i theksojnë nga banka janë sundimi i ligjit, reformat në sektorin publik, qasja e kompanive në financa dhe masa të tjera.

Suksesi i vendeve në zbatimin e të gjitha fushave prioritare varet nga ajo se sa do të veprojnë në mënyrë të guximshme dhe do të mbajë kurs të qëndrueshëm të reformave. Një vizion i përbashkët politik dhe ndërgjegjësimi i opinionit do të sigurojnë që zhvillimet e përditshme politike të mos e lëkundin momentin reformues”. – tha Marko Hernandez – Banka Botërore.

Përllogaritjet e Bankës Botërore janë se me rritjen mesatare prej 2.8% Maqedonisë do t’i duhen 70 vite për të arritur nivelin aktual të zhvillimit të Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu