Nuk ka qenë asnjëherë kaq i ashpër sulmi i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
Ky i fundit bëri këto akuza gjatë një takimi elektoral për demokratët në Florida.
Obama akuzoi kreun e Shtëpisë së Bardhë se po gënjen dhe shpik gjërat dhe po përçan vendin me linjën e tij të ashpër për emigrantët.
Ish-presidenti amerikan theksoi se pasardhësi i tij nuk ka mëshirë dhe se kjo nuk është Amerika që populli do. /abcnews










