Barcelona kërkon të bëjë disa ndryshime këtë verë. Jo vetëm në sulm, ku është marrë Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, por edhe në mbrojtje.
Sipas “gianlucadimarzio.com”, mbrojtësi i majtë i Betis, Junior Firpo, është drejt rrugës për në “Camp Nou”. Katalansit pritet të shpenzojnë 27 milionë euro për shërbimet e spanjollit teksa dy klubet janë shumë afër marrëveshjes.
Futbollisti 22-vjeçar është kërkuar edhe nga Real Madrid në të kaluarën, por Barcelona është shumë afër nënshkrimit të tij.










