Barcelona e vendosur të rikthejë Neymar, kush do sakrifikohet

Barcelona duket se është e vendosur për ta rikthyer yllin brazilian në “Camp Nou” . Madje, gjiganti katalunas është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica

Barcelona është e gatshme të bëjë sakrifica vetëm për ta rikthyer Neymarin në Camp Nou.

Mediat e huaja shkruajnë se gjiganti katalunas është i gatshëm ta ofrojë njërin nga yjet e tij, Philippe Coutinho apo Ousmane Dembele për ta transferuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere.

“Daily Record” zbulon se Barça ia ka ofruar PSG-së njërin prej këtyre lojtarëve plus para, në këmbim të rikthimit të yllit brazilian në Spanjë.

Klubi parisien thuhet se është i gatshëm ta lë brazilianin të largohet nga “Parc de Princes” nëse e merr një ofertë të kënaqshme për lojtarin.

Neymar ishte larguar nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Atë së fundmi e pëlqente edhe Real Madridi, por nëse kthehet në Spanjë, mundësitë më të mëdha janë që ai t’i bashkohet prapë Barcelonës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu