Barcelona i dha “leksion” Realit në “El Clasico”, Rudiger turpërohet nga Araujo (VIDEO)

Është luajtur “El Clasico” e parë mer Barcelonës dhe Real Madrid në Las Vegas, ku kjo sfidë shkoi në favorin e të besuarve të Xavi Hernandez.

Katalanasit triumfuan me shifrat 1-0, ku Raphinha mbajti premtimin e dhënë para ca ditësh ku shprehej se mezi priste të luante kundër madrilenëve dhe se do iu shënonte gol.

Por protagonist në këtë sfidë nuk ishte vetëm Raphinha me golin e shënuar por në këtë ndeshje kishte edhe momente tensione dhe nervash, ku lojtarët tregonin “muskujt” ndaj njëri-tjetrit.

I tillë ishte rasti i Ronald Araujo dhe transferimit të bujshëm të “Los Blancos”, Antonio Rudiger, ku lojtari i Barçës i tregoi edhe “targat” gjermanit teksa në një moment e “parakaloi” në krahun e majtë me ish-mbrojtësin e Chelsea që nuk kishte shumë për të bërë veçse të shihte nga larg se si largohej kundërshtari.

Kështu, në vetëm një miqësore vere, mbrojtësi i Barcelonës i tregoi Rudiger se çfarë e pret gjatë sezonit kur të dyja skuadrat të përballen në La Liga dhe objektivat të jenë shumë të më rëndësishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu