Barcelona me komunikatë zyrtare, Messi lëndohet në stërvitjen e parë

Leo Messi është lënduar në stërvitjen e parë me Barcelonën, ai nuk do të udhëtojë në Amerikë me pjesën tjetër të skuadrës.

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi, i cili këtë të hëne u kthye nga pushimet, është detyruar të braktisë para kohe stërvitjet.

Pas testeve mjekësore të kryera menjëherë gjatë ditës, Barcelona njofton se “Leo ka tërheqje muskulore të gradës së parë në pulpën e këmbës së djathtë“.

Nuk është bërë e ditur se kur do të kthehet Leo sërish në aksion, por lëndimi që ka pësuar 10-shi i Barçës, merr kohë 7 deri në 10 ditë për t’u shëruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu