Barcelona në bisedime me skuadrat angleze për shitjen e dy futbollistëve

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Barcelona për sezonin e ri. Katalunasit para se të blejnë duan të shesin lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Emri i parë që pritet të largohet nga Camp Nou është ai i mbrojtësit Clement Lenglet, me francezin që nuk pëlqehet nga Xavi.

Sulmuesi i talentuar portugez, Trincao është rikthyer te Barcelona pas huazimit te Wolves, por as ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit katalunas.

Kësisoj Barcelona është në bisedime me dy skuadrat angleze për shitjen e Lenglet e Trincao.

Për mbrojtësin francez interesim ka shprehur Tottenham Hotspur që është gati të paguaj deri në 15 milionë euro.

Ndërkohë sa i përket sulmuesit portugez, Wolves ka shprehur gatishmërinë për ta blerë kartonin e tij për 20 milionë euro. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu