Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon pa asnjërin nga nënshkrimet e verës

Barcelona rrezikon të përballet me Rayo Vallecanon në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23 në La Liga pa asnjë nga nënshkrimet e tyre të verës.

Sipas gazetës Marca, mundësia që Barcelona të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e tyre të reja në kohë për ndeshjen e parë në La Liga po fillon të duket gjithnjë e më e ndërlikuar.

Kanë mbetur më pak se 48 orë nga ndeshja dhe Blaugranët ende nuk kanë aktivizuar levën e katërt ekonomike apo nuk kanë dërguar ndonjë dokumentacion në La Liga, ndaj përgjigja nga La Liga, e cila duhet të studiojë gjithçka në detaje, mund të mos arrijë në kohë.

Barcelona ka mundësinë të aktivizojë levën mëngjesin e sotëm (e premte), por edhe kështu, tashmë është një kumar dhe nuk ka asgjë të sigurt.

Me aktivizimin e levës së katërt, Barcelona mund të regjistrojë disa nga nënshkrimet, por jo të gjitha. Atëherë klubi duhet të vendosë.

Nëse dëshiron të regjistrojë të gjithë, përveç levës së katërt, duhet të ulë faturën e pagave, e cila mund të përfshijë shitjet e lojtarëve.

Por, pa atë levë të katërt, është e pamundur që klubi të regjistrojë nënshkrimet, dhe afati kohor është tashmë shumë i ngushtë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu