Basha e godet rëndë Edi Ramën për shqiptarët e Maqedonisë

Lideri opozitës shqiptare Lulzim Basha në një intervistë për Almakos ka vlerësuar se marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë në koma për shkak të papërgjegjshmërisë të qeverisë shqiptare, e cila sakrifikon interesat e qytetarëve për interesat e ngushta të qeverisjes.

Basha ka akuzuar qeverinë Rama për mungesë të vullnetit për të integruar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, në një realitet gjeopolitik dhe ekonimik, i cili ka avantazhe të mëdha nëse çlirohet nga barierat.

Ai ka akuzuar Ramën për zbatimin e politikave jo të sinqerta ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, të stilit “na ka çu halla me la gojën”. Sipas tij interesat shqiptare në Maqedoni mund t’i mbrojë vetëm një qeveri e re, e cila lufton krimin dhe korrupsionin.

Basha ka premtuar se ylli polar i politikës së Partisë Demokratike do të jetë çështja kombëtare, ndërsa matra diplomatike e saj do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkimi i faktorit shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu