Basha: Ne jemi opozita që garanton ndryshimin e kërkuar nga 85% e shqiptarëve

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si ‘protestuesit pro-europianë’”.

Kështu ka thënë kreu i PD-së Lulzim Basha në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier.

Lideri i opozitës tha në Fier se PD-ja duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD-ja, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama të mos perseritet më kurrë”, tha Basha.

Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu