Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.
Ambasada Amerikane në postimin e saj në faqen zyrtare në Facebook, thekson se Shqipëria vijon që të bëjë përpara me reformat dhe se do të ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA-së.
“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore” deklaron ambasada e SHBA-së.










