Basha: Rama është grabitës psiqik, spektakli i rrugës Milot-Balldren

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka denoncuar ato që i quan grabitje të qeverisë Rama.

Basha solli shembullin e rrugës Milot-Balldre, që sipas tij është grabitja më spektakolare.

“Në këtë qeveri rritet vjedhja e dhe grabitja e pasurive dhe parave të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve. Rama është një grabitës psiqik. Dje u miratua në landfillin e republikës, grabitja më spektakolare ajo e rrugës Milot-Balldren. Gjoka së bashkë më dajën e tij kanë marrë më shumë se 500 milionë nga Rama. Koncesionit Orikum-Dukat, janë dhënë edhe koncesioni i pompave të naftës. Të gjitha janë afera korruptive. Nuk kanë asnjë përfitim për qytetarët shqiptarë. Paratë ndahen mes Edi Ramës dhe qeveritarëve. Tjetër grabitje është ajo pasurive kombëtare. Të gjitha janë një shfrytëzim pa asnjë përfitim, por për një grup oligarkësh. Çdo firmë, çdo vulë Ramës bëhet për të vjedhur dhe grabitur. Ky aktivitet kriminal qeveritar ka sjellë pasoja shkatërruese për vendin dhe papunësinë. Sot jemi në nivelet më të larta. Bëhet fjalë për qindra miliarda euro të grabitura. Pasoja tjetër shkatërruese janë koncesionet. Të gjithë paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme janë kontraktuar tashmë. Rama po merr borxhe të mëdha.

Politikat kriminale të Ramës por vrasin edhe politikën. Sot e gjithë kupola e PS-së është e kapur nga krimi. Nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër korruptive. Për mua për PD-në dhe demokratët, zhdukja e grupit të oligrarkrve është një emergjencë. Që në ditën e parë të qeverisë ne do të marrim një operacion të padëgjuar më parë për një hetim të imtësishëm për hetim për të gjithë veprimtarinë kriminale të qeverisë. Hetim i korrupsionit të niveleve të larta, çdo koncesion, çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Çdo ent dhe kompani private apo publike, çdo person privat dhe publik që është përfshirë në këto afera do të hetohet. Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja, do të zbulojmë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Asnjë nuk ka për të shpëtuar. Paratë e shqiptarëve kanë përfunduar në Qipro, në Singapor apo Romë do ju kthehen shqiptarëve. “, u shpreh Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu