Basha sulmon Ramën për kryeprokurorin: Po dhunon Kushtetutën

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga maxhoranca.

Basha tha se Rama po dhunon Kushtetutën dhe po bllokohet qëllimisht Reforma në Drejtësi.

“Prokurori i ri të zgjidhet nga KLP-ja me 3/5 e votave , me vetting. Sot kemi krizë të dhunimit të Kushtetutës. Po bllokohet qëllimisht Reforma në Drejtësi.

Të zbatosh Reforën në Drejtesi do të thotë të zbatosh Kushtetutën. Kushtetuan nuk lë hapësirë për periudhë tranzitore. Ligji është i mirëpërcaktuar.

Kjo që bën Rama dhunon rënë Kushtetutën. Duan të vendosin një Prokuror politik, të kapur nga 36 deputet. KLP-ja duhet të ishte krijuar 8 muaj më parë”- deklaroi Basha. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu