Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se nuk del në bazë në këtë kohë për të garuar me ish-kryeministrin Berisha se kush do t’i mbush më shumë sallat me demokratë. Basha u shpreh se nuk ka nevojë të bëjë takime me bazën e partisë, ashtu siç po bën Sali Berisha, duke theksuar madje se nuk po e bën këtë gjë për shkak se nuk do që Berisha të ndihet keq.
Pyetje: Pse nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarësinë?
Basha: Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj, nga ata që bëjnë gara në momente të tilla, me autokolonë apo se kush mbush sallën më shumë. E kam më të lehtë po nuk dua të vendos në pozita inferioriteti zotin Berisha. Jam vetëpërmbajtur dhe do vetëpërmbahen, me bindjen e thellë, se siç janë të qartë demokratët, unë dhe shqiptarët, që çdokush që është i zemëruar të qetësohet. Oportunistëve dhe inatçorëve ju them se rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që po bëni me gjendjen e ish-kryetarit, fatura do t’ju vijë sikur nuk ua kam dhënë në 8 vite. Fatura politike domethënë.”









