A do i bashkangjitet Arben Llabënishti Lëvizjes BESA?!

Lëvizja Besa jo vetëm që konfirmohet si parti e dytë në bllokun politik shqiptar, por edhe diferenca e BDI-së po shkrihet dhe tashmë është minimale. Ky është rezultati i anketës së fundit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) të publikuar sot. Sipas kësaj ankete, BDI është akoma në krye me 13.4%, por dallimi ndaj Lëvizjes Besa tashmë është vetëm 3%. Me 10.2% Besa është bindshëm në vend të dytë, përpara PDSH-së me 6.3% dhe LR PDSH-së e cila ka rejting prej 5%.

Këto anketa të fundit që u shfaqën në opinion tregojnë qartë se gara politike në zgjedhjet e 11 dhjetorit – do të jetë mes partisë në pushtet BDI dhe Lëvizjes BESA, e cila ka marrëveshje koalicionimi me RDK-në legjitime të Fadil Zendelit. Sipas anketës së fundit diferenca mes BDI-së dhe BESA-RDK është pothuajse e padukshme, apo minimale me vetëm 1 % diferencë.

Kjo diferencë minimale burimet të sigurta të Infoshqip thonë se ka ngjallur panikë të madhe mes funksionarëve të BDI-së edhe pakenaqësi Brenda këtij subjekti politik, që vërehet me mos prezenc në tubimet partiake.
BDI me të drejt “frikësohet” nga BESA, pasi vetëm javën e kaluar iu bashknagjitën asaj figura si Xhemail Çupi dhe Arjanit Hoxha.

Ndërkohë, burime të Infoshqip.com bëjnë të ditur se bashkangjitja e Arben Llabënishtit nga Struga, i cili u largua nga BDI në zenitin e saj, shkaku kriminalitetit, amoralitetit dhe politikave antishqiptare që i promovon kjo parti.
Mbetet të shihet ditëve në vijim se a do të bashkoet në BESË Llabënishti, që padyshim edhe shifrat e anketës së fundit do ti ndryshonte në favor të Lëvizjes BESA e RDK.
iprg


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu