Bashkëshortja e Zelenskyt: Askush nuk më ndan nga ai

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelensky. Zelenska ndër të tjera në intervistë ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”– tha ajo.

Megjithatë ajo pranoi se mezi ishin parë me njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur”, si familjet e tjera.

Kujtojmë se kjo e sotmja është hera e dytë që çifti shihen së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu