Bashkim Shqipëri-Kosovë? Rama provokon me përgjigjen: Do ndodhë, s’di kur, votoj pro

Kryeministri Edi Rama ka parashikuar një bashkim të mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë. I pyetur për mbajtjen e një referendumi të mundshëm, Rama u përgjigj hapur se do të votonte pro, duke shkuar edhe më tej duke parashikuar se një ngjarje e tillë ishte e paevitueshme, por gjithashtu duket se në mendje gjithë kohës kishte reagimin e Serbisë.

Ndaj dhe u kërkoi gazetarëve që të përkthenin pjesën, duke përmendur edhe vetë fjalën e shumëpërdorur të serbëve ndaj çdo deklarate që nuk i shkon për shtat; provokacija! Në konferencën e zhvilluar për mediat pas mbledhjes së dy qeverive, një përgjigje dha edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh shkurt se një proces i tillë është “intencë kolektive”. Por gjatë gjithë kohësh qesh me homologun e tij shqiptar.

Pjesë nga deklarata:

Pyetja: 80% e Shqiptarëve janë pro-bashkimit Kombëtar, cila do të ishte vota juaj zoti Rama? A mendoni që do të organizohet ndonjëherë ndonjë referendum i tillë?

Rama: Kjo është pyetje apo provokacja? Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor do të bëja shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro. A do ndodhi kjo apo jo? Meqë po më provokoni po ju provokoj edhe unë. Kjo do ndodhi por nuk di kur do të ndodhë. Sot por që kjo do të ndodhë një ditë. Unë them që një ditë ata që flasin për Shqipërinë e Madhe, fallxhoret nuk gjykohen. Nëse unë do të hidhja fall, unë them që kjo do të ndodhi. Se kur dhe se si nuk e di. Pa fall a do ndodhë? Fallin e futa, se për ata që do të ngrihen pas kësaj se po ngrihen shqiptarët, po digjet bota ee. Për ata e kisha. Më ndihmoni dhe ju që të thoni foli zëri i fallxhorit, jo i kryeministrit të përgjegjshëm. Po meqë më provokoi Klani i Kosovës, ai i Shqipërisë provokoi Albinin. Iu përgjigja me provokim. Nuk pyeten dy fallxhora menjëherë. Ma lër mua filxhanin, unë ta pashë. Nuk kërkohet i njëjti mendim për të njëjtin filxhan. Sot por që kjo do të ndodhë një ditë. unë them që një ditë ata që flasin për Shqipërinë e Madhe, fallxhoret nuk gjykohen. Nëse unë do të hidhja fall, unë them që kjo do të ndodhi. Se kur dhe se si nuk e di. Pa fall a do ndodhë? Fallin e futa, se për ata që do të ngrihen pas kësaj se po ngrihen shqiptarët, po digjet bota ee. Për ata e kisha. *gazetari pyet Kurtin Nuk pyeten dy fallxhora menjëherë. Ma lër mua filxhanin, unë ta pashë. Nuk kërkohet i njëjti mendim për të njëjtin filxhan.

Kurti: Është një intencë kolektive që na zgjedh ne. Nuk vendosemi për procese të tilla historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu